TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2023, 16:26

“Qepe gojën”, Mesi humb toruan në ndeshjen ndaj Brazilit: Ne jemi kampionët e Botës, pse jemi frikacakë? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Qepe gojën”, Mesi humb toruan në ndeshjen ndaj Brazilit:

Lionel Mesi reagoi në mënyrë shumë të ashpër ndaj Rodrigos, pasi ylli brazilian e cilësoi skuadrën e Argjentinës si “frikacake”. Para se të fillonte ndeshja, pati skena të dhunshme në tribuna, teksa tifozët u përleshën me policinë lokale.

Në një moment, Mesi u pa duke folur me sulmuesin e Brazilit dhe Realit të Madridit, Rodrigo. Ata patën një bisedë të ndezur mes tyre, ku pjesë ishte dhe De Paul.

Sipas medias argjentinase “TyC Sports”, Rodrigo i tha Mesit dhe Rodrigo de Paulit se ata ishin “frikacakë” që u kthyen në dhomën e zhveshjes pas dhunës në tribuna.

Si përgjigje, Mesi e kapi në qafë sulmuesin, duke i bërë disi presion: “Ne jemi kampionët e botës, pse jemi frikacakë? Qepe gojën”.

lionel mesi sulmuesi argjentinas rodrigo

Lini një Përgjigje