TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2026, 23:00

Juventusi shmang humbjen ndaj Lazios në sekondat e fundit, Reali mposht Valencian dhe i afrohet Barcelonës!

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi shmang humbjen ndaj Lazios në sekondat e fundit, Reali mposht

Juventus dhe Lazio u ndanë në barazim 2-2 në një përballje të zhvilluar në Torino, ku rezultati u vendos vetëm në shtesë. Të dy skuadrat shënuan nga dy gola, ndërsa dinamika e ndeshjes ndryshoi disa herë gjatë 90 minutave.

Lazio kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë. Pas një goli të anuluar më herët për Juventusin në minutën e 26-të për pozicion jashtë loje, skuadra mike gjeti rrugën e rrjetës në minutën 45+2. Pedro shënoi për Lazion, pas asistit të Daniel Maldinit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Lazio e thelloi avantazhin menjëherë pas rifillimit. Në minutën e 47-të, Gustav Isaksen realizoi golin e dytë, i shërbyer nga Danilo Cataldi, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Juventus reagoi në minutën e 59-të. Weston McKennie shënoi golin e parë për bardhezinjtë pas asistit të Andrea Cambiasos, duke rihapur ndeshjen në 1-2.

Kur ndeshja po shkonte drejt fitores së Lazios, Juventus arriti barazimin në shtesë. Në minutën 90+6, Pierre Kalulu realizoi golin e 2-2 pas pasimit të Jeremie Boga, duke i dhënë fund sfidës me një pikë për secilën skuadër.

Me këtë rezultat Juventusi ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë, ndërsa Lazio ndodhet në vendin e tetë me 33 pikë.

Ndërkohë që në La Ligan spanjolle, Real Madridi siguroi fitoren 0-2 ndaj Valencias, në një ndeshje që u zgjidh me gola të shënuar në pjesën e dytë.

45 minutat e para u mbyllën pa gola. Të dy skuadrat u fokusuan te kontrolli i lojës dhe nuk krijuan raste që të ndryshonin rezultatin. Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të. Álvaro Carreras kaloi Real Madridin në avantazh pas asistit të Dean Huijsen, duke shënuar për 0-1.

Valencia tentoi të reagojë me ndryshime në formacion, por madrilenët ruajtën qetësinë dhe organizimin në lojë. Goli i sigurisë erdhi në minutën 90+1. Kylian Mbappe realizoi golin e dytë për Real Madridin, pas asistit të Brahim Diaz, duke vulosur fitoren 0-2 në transfertë.

Me këtë rezultat Reali mbetet në vend të dytë me 57 pikë 1 më pak se Barcelona kryesuese. Ndërkohë që Valencia ndodhet në vendin e 17 me 23 pikë.

real valencia lazio juventus

Lini një Përgjigje