TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 20:57

Konfirmohet e ardhmja e Elseid Hysajt te Lacio, mbrojtësi në listë për ndeshjen ndaj Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Konfirmohet e ardhmja e Elseid Hysajt te Lacio, mbrojtësi në

Elseid Hysaj do të jetë i disponueshëm për Lacion për vazhdimin e sezonit, pasi emri i tij është përfshirë në listën zyrtare që klubi ka dorëzuar në Ligën e Serisë A për fazën e dytë të kampionatit.

Konfirmimi ka ardhur edhe përmes listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Mauricio Sarri për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Juventusit, duel që zhvillohet në kuadër të Serisë A. Mbrojtësi shqiptar figuron mes lojtarëve të thirrur, çka nënkupton se ai mund të aktivizohet normalisht në ndeshjet e ardhshme.

Me përjashtim të ndonjë problemi fizik të paparashikuar, Hysaj do të jetë në dispozicion të stafit teknik dhe mund të zbresë në fushë sa herë që trajneri ta vlerësojë të nevojshme.

Sa i përket të ardhmes, Hysajt i kanë mbetur edhe pesë muaj nga kontrata aktuale me Lacion. Në përfundim të sezonit, marrëveshja mes palëve skadon dhe futbollisti pritet të jetë lojtar i lirë gjatë verës, me mundësinë për të vendosur vetë për hapin e radhës në karrierë.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares lacio

Lini një Përgjigje