
Borusia e Dortmundit ka regjistruar një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Volfsburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligës gjermane, e zhvilluar në “Volkswagen Arena”.
Skuadra mike kaloi e para në avantazh në minutën e 38-të, kur Julian Brandt përfitoi nga një rast i krijuar dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë verdhezinjve epërsinë minimale në fund të pjesës së parë.
Në nisje të pjesës së dytë, Volfsburgu reagoi dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 52-të me golin e Konstantinos Kulierakis, duke rikthyer baraspeshën.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Borusia e Dortmundit gjeti golin vendimtar në minutën e 87-të. Serhu Girasi u shfaq protagonist, duke realizuar golin e fitores dhe duke i siguruar ekipit të tij tre pikë të rëndësishme në transfertë.
Falë këtij suksesi, Borusia e Dortmundit ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, duke vijuar garën për kryesimin e kampionatit.
Lini një Përgjigje