TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2026, 20:10

Interi ‘shkërmoq’ Sassuolon dhe blindon kreun, City fiton në shtesë ndaj Liverpool-it dhe ‘ndjek’ Arsenalin kryesues!

Shkruar nga Pamfleti
Interi ‘shkërmoq’ Sassuolon dhe blindon kreun, City fiton
Lojtarët e City festojnë golin e fitores të shënuar nga Haland

Interi ka marrë një fitore bindëse 5-0 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e javës së 24-të të Serisë A, duke dominuar nga minuta e parë deri në fund.

Golat për zikaltërit u shënuan nga Yann Bisseck në minutën e 11-të, Marcus Thuram në minutën e 28-të dhe Lautaro Martinez në minutën e 50-të. Më pas, Alessandro Akanji realizoi golin e katërt në minutën e 54-t, ndërsa Luis Henrique vulosi rezultatin përfundimtar 5-0 në minutën e 89-të. Federico Dimarco ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke asistuar në tre nga pesë golat e Interit.

Me këtë fitore Interi blindon vendin e parë me 58 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet në venin e 11-të me 29 pikë.

Ndërkohë që kampionatin anglez, Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Liverpoolit në Anfield, në një ndeshje të vendosur në minutat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe pa raste të shfrytëzuara për shënim.

Në pjesën e dytë, Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 74-t, kur Dominik Szoboszlai dërgoi topin në rrjetë. Reagimi i Cityt ishte i shpejtë, teksa Bernardo Silva barazoi rezultatin në minutën e 84-t, pas asistimit të Erling Haaland.

Në minutën e 90+3, City fitoi një penallti, të cilën Haaland e shndërroi në gol për rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë fitore City i afrohet Arsenalit kryesues duke qenë në vendin e dytë me 50-pikë, ndërsa Liverpooli mbetet jashtë zonës europiane, në vendin e 6-të me 39-pikë.

seria a premier league

Lini një Përgjigje