TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 22:46

Juventusi e mbyll 2025 me fitore, bardhezinjtë vuajnë ndaj Pizës dhe “kërcënojnë” ekipet e kreut për titullin

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi e mbyll 2025 me fitore, bardhezinjtë vuajnë ndaj Pizës

Juventusi e ka mbyllur vitin 2025 me fitore. Bardhezinjtë e drejtuar nga Luçiano Spaleti kanë fituar 0-2 në transfertën ndaj Pizës, e vlefshme për javën e 17 në Serinë A.

Pavarësisht se kishte përballë një ekip që renditet në vendin e 19, Juventusi vuajti jashtëzakonisht shumë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 73, falë një autogoli.

Një top i Ueston MekKeni brenda zonës për Pier Kalulu, u devijua në portën e tij nga Idriza Ture.  Kenan Jilldiz vulosi fitoren 0-2 për Juventusin, me golin e tij në minutat shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Xhonatan Devidd, për të cilin u desh edhe konfirmimi i VAR-it për ta quajtur golin të rregullt. Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet në vendin e tretë me 32 pikë, duke u futur kështu në valle për titullin kampion.

Përsa i përket Edon Zhegrovës, anësori shqiptar u fut në fushë në minutën e 60 në vend të kapitenit Manuel Lokateli.

piza juventus seria a

Lini një Përgjigje