TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 20:39

“Ishin të barabartë me Italinë”, trajneri i Kroacisë vlerëson Shqipërinë: Duhet t’i dominojmë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishin të barabartë me Italinë”, trajneri i

Kroacia u mposht dje 3-0 nga Spanja, teksa në të njëjtin grup, Shqipëria humbi 2-1 përballë Italisë. Trajneri kroat ka folur ndër të tjera për kuqezinjtë duke mos treguar nëvlerësim.

E analizova ndeshjen më vonë. Shqipëria u shfaq e barabartë me Italinë, madje mund të barazonte. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, ata kanë ambicie dhe mbështetje nga tifozët, si dhe luajnë me shumë energji. Do të duhet të kemi dominimin në fushë dhe duhet ta vendosim veten si fitues”, u shpreh Daliç.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet në Hamburg. Më 19 qershor në orën 15:00, të dyja përfaqësueset do kërkojnë pikët e para në grupin B.

 

zlatko daliç trajneri i kroacisë "euro 2024" ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje