
Tirana vazhdon të mendojë për trajnerin e ri. Klubi këtë javë pritet të konfirmojë trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë.
Presidenti Refik Halili dhe stafi i tij do të vendosin se cili do të jetë ai që do të marrë përgjegjësinë për të ribërë ekipin, që mendohet të nisë punën në javën e parë të qershorit.
Emra ka sa të duash, por alternativat sa vinë e ngushtohen. Së fundmi, tri emra të tjerë dalin në skenë për Tiranën. Më saktë janë trajnerët e mundshëm që mund të drejtojnë bardheblutë.
Përsa i përket Ilir Dajës, tekniku kryeqytetas nuk do të vijë te Tirana.
Tekniku i kampionëve të Kosovës, do të vazhdojë me ekipin nga Theranda edhe për 2 vite të tjera, ashtu siç është edhe në kontratën e nënshkruar në shkurt të këtij viti.
Lajmin për qëndrimin e Ilir Dajës, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një rikthim në Superligën Shqiptare, e ka dhënë vetë klubi i Ballkanit më anë të një postimi në faqen zyrtare, ku shkruan:
"Të dashur tifoz! Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet.
Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë.
Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, dhe qëllime dashakeqe ndaj klubit.
Na priftë e mbara
Shihemi në Champions League".
Lini një Përgjigje