
Arbër Hoxha është prurja më e re e Silvinjos në Kombëtare. Sulmuesi që aktivizohet me Dinamon e Zagrebit në Kroaci është ftuar për herë të parë nga Shqipëria, teksa kjo ardhje e re është pritur me entuziazëm nga të dyja kampet.
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një postimi, ka shpërndarë një video të sulmuesit, i cili thotë fjalët e para pas afrimit në kombëtare.
“Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, ka thënë sulmuesi i kuqezinjve në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
25-vjeçari ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me Dinamon e Zagrebit këtë sezon, gjë që ka shtyrë trajnerin Silvinjo, ta grumbullojë për këto miqësoren me Kilin më 22 mars në “Ennio Tardini” në Parma, në orën 20:45 dhe atë me Suedinë në “Friends Arena” më 26 mars në orën 19:00.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje