TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 19:22

Goditja e radhës për Tibo Kurtua, përfundon sezoni për portierin e Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e radhës për Tibo Kurtua, përfundon sezoni për

Një tjetër goditje për karrierën e Tibo Kurtua. Portieri i Realit të Madrid dhe Belgjikës, i cili ishte në fazën e riaftësimit nga ndërhyrja kirurgjikale në gju, tashmë ka shfaqur probleme serioze në gjurin e këmbës tjetër.

Gjatë stërvitjes së sotme, portieri ka ndjerë dhimbje në gjurin e këmbës së djathtë dhe është dërguar menjëherë për teste të specializuara. Ata kanë konfirmuar më të keqen, këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë. Kjo ishte një ndalesë e vështirë për portierin belg, i cili është jashtë fushave të blerta që nga gushti i vitit të kaluar kur këputi ligamentin kroçiat të gjurit të majtë.

Ai nesër pritej të luante një miqësore me Realin dhe të tregonte se ishte gati për kthimin në fushë edhe në ndeshje zyrtare. Por tashmë kjo ndalesë e detyron atë të qendrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 6-7 javë të tjera, në varësi të evoluimit të situatës me këtë shqetësim të ri fizik.

tibo kurtua portieri i relait të madridit

Lini një Përgjigje