Kai Haverc i dha Arsenalit avantazhin në finalen e Ligës së Kampionëve përballë PSG-së, duke mposhtur portierin Matvej Safonov në minutat e para të takimit.
Për sulmuesin gjerman, ky ishte goli i dytë në një finale të Champions League. Më herët, ai kishte qenë protagonist edhe në finalen e vitit 2021, kur me fanelën e Çelsit realizoi golin vendimtar ndaj Mançester Sitit, duke i siguruar skuadrës londineze trofeun më prestigjioz në futbollin europian për klube.
Me golin e shënuar ndaj PSG-së, Haverc hyri në një grup të ngushtë futbollistësh që kanë realizuar në finalen e Ligës së Kampionëve me dy klube të ndryshme. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe KCristiano Ronaldo, që ka shënuar me Mançester Junajtid dhe Realin e Madridit, si dhe Mario Mandzukiç, autor golash në finale me bajernin e Mynihut dhe Juventusin.
Në historinë e kompeticionit përmendet gjithashtu edhe Velibor Vasoviç, i cili gjeti rrugën e rrjetës në finalet e Kupës së Kampioneve me Partizanin e Beogradit dhe Ajaksin.
Megjithatë, Haverc ka vendosur një rekord unik. Ai është futbollisti i vetëm që ka shënuar në finalen e Champions League me dy klube nga i njëjti shtet dhe, njëkohësisht, nga i njëjti qytet, Londra.
Përveçse i dha Arsenalit epërsinë në sfidën ndaj PSG-së, goli i tij e vendosi emrin e sulmuesit gjerman në një kapitull të veçantë të historisë së kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Lini një Përgjigje