TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 12:23

Gati operacioni “fshesa” të Chelsea, “Blutë e Londrës” pritet të largojnë 7 lojtarë në fund të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Gati operacioni “fshesa” të Chelsea, “Blutë e

Chelsea do të jetë një skuadër totalisht e formatuar në sezonin e ri futbollistik, ndërsa një numër i madh lojtarësh pritet t’i japin lamtumirën skuadrës.

Me një sezon të dështuar, financat të cilat janë totalisht me humbje dhe një trajner në pritje, drejtuesit e klubit po mendojnë të mos shpenzojnë së tepërmi në merkaton verore.

Paraprakisht është arritur dakordësia me trajnerin Mauricio Pocchetino, me këtë të fundit që ka përpiluar listën e lojtarëve të padëshiruar. Kjo ka ardhur për shkak dhe të balancave financiare, të cilat skuadra londineze i ka me minus, ndaj 7 lojtarë janë konfirmuar që nuk do të jenë më pjesë e klubit.

Sipas mediave britanike, Aubameyang, Kovaçiç, Pulisiç, Ziyech, Mendy, Hudson-Odoi, dhe Loftus-Cheek janë nxjerrë në shitje. Klubi dëshiron që shitja e tyre të deklarohet në të dhënat financiare të sezonit 2022-2023. Kur mbeten dhe 2 ndeshje deri në përfundim të sezonit, Chelsea e ka të pamundur të sigurojë një biletë për kompeticionet evropiane në sezonin e ardhshëm, kështu që drejtuesit e klubit do të jenë të fokusuar në fitimin e kampionatit.

chelsea merkato lojtarët

Lini një Përgjigje