Çmimi i Madh i Emilia Romanja në Itali është anuluar si pasojë e përmbytjeve të shumta në këtë rajon. Por jo të gjithë pilotët dhe skuadrat janë larguar nga Italia për të përgatitur garën e radhës.
Ndërsa disa skuadra e pilotë kanë filluar të mbledhin fondet për zonat e përmbytura, piloti japonez, Juki Tsunoda ka përveshur mëngët dhe ka zbritur në terren, me kuptimin e plotë të fjalës.
Piloti i Alfa Tauri është fotografuar në një nga qytetet e pushtuara nga balta e lumenjve që kanë dalë nga shtrati, teksa ndihmonte në pastrimin e saj. Japonezi 23-vjeçar dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të tij, kanë ndihmuar banorët duke larguar baltën dhe ujin nga rruga me fshesa në duar.
Qendra e Alfa Tauri është në Firence, një nga qytetet e goditura nga përmbytjet dhe Tsunoda ka menduar se kjo ishe mënyra më e mirë për të bërë diferencën ashtu siç duhet. Ai kishte bërë thirrje për ndihma te ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por fakti që ka dalë në rrugë duke pastruar baltën, e ka kthyer atë menjëherë në një hero jo vetëm për ndjekësit e Formula 1.
Lini një Përgjigje