TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2023, 19:06

Futbollisti i kombëtares afrikane rrëmbehet nga ekstremistë të armatosur, frikë për jetën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i kombëtares afrikane rrëmbehet nga ekstremistë

Ngrihet alarmi në futbollin libian, pasi u bë e ditur orët e fundit se, futbollisti 34-vjeçar, Mohamed Zabia, ka mbetur viktimë e rrëmbimit në vendlindje nga një grup ekstremistësh të armatosur.

Sulmuesi përket ekipit Al Itihad të Tripolit, një skuadër libiane, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Partizanin e Beogradit si dhe me Esperance, Oran, Kabaili, Al Rifa dhe Al Arabi. Ai ka luajtur në 25 ndeshje për ekipin kombëtar, me Libinë, duke shënuar 6 gola.

Më shqetësuesja është se ende nuk janë bërë të ditura arsyet e rrëmbimit të Zabias, ndërkohë që për momentin nuk ka pasur asnjë komunikim mes personave që e kanë rrëmbyer dhe të afërmve të futbollistit, për çka edhe po shprehet frika për jetën e tij.

mohamed zabia futbollisti libian

Lini një Përgjigje