TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 20:01

Fundjava rezervon Inter-Milan, pritet rekord i të ardhurave nga shitja e biletave në derbin e “Madoninës”

Shkruar nga Pamfleti

Fundjava rezervon Inter-Milan, pritet rekord i të ardhurave nga shitja e

E diela në mbrëmje rikthen derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit në ‘San Siro’. Stadiumi pritet që të jetë në kapacitet të plotë prej 75.817 tifozësh, ndërsa qindra mijëra të tjerë do e ndjekin ndeshjen nga ekrani.

Ky duel duket se do thyejë rekordin e të ardhurave sa i takon biletave, me mediat tej Adriatikut që kanë bërë një përllogaritje të përafërt.

Sipas mediave italiane derbi shkon drejt një arkëtimi rekord prej 7 milionë eurosh, një shifër që do ta lejonte atë të kapërcejë 6.6 milionë eurot e ndeshjes Inter-Juventus në tetor të vitit 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serisë A.

Pas 4 javëve të para të kampionatit italian, Interi pozicionohet në vendin e tretë me 2 fitore dhe 2 barazime, ndërsa nga ana tjetër rivalët kuqezi ndodhen në mesin e tabelës, teksa kanë regjistruar dy barazime, 1 fitore dhe 1 humbje.

derbi i madoninës inter-milan

Lini një Përgjigje