TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2023, 17:04

Fundi i dashurisë pas 7-vitesh, Arsenali nxjerr në shitje Granit Xhakën

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i dashurisë pas 7-vitesh, Arsenali nxjerr në shitje Granit

Arsenali është gati të sakrifikojë disa lojtarë në merkaton e verës për të fuqizuar edhe më shumë skuadrën. Mes emrave është edhe Granit Xhaka. Mesfushori 30-vjeçar zviceran mund të shitet në fund të sezonit, pas shtatë 7-vitesh në skuadrën londineze.

“Topçinjtë”, raporton “Daily Mirror”, duhet të bëjnë disa shitje për të arritur objektivat e merkatos së verës dhe, për shkak të moshës dhe konkurrencës, zvicerani është një nga të dyshuarit kryesorë per t’u larguar.

Më 25 maj 2016, ai nënshkroi për ekipin londinez Arsenal, i cili e bleu atë nga Borusia Mëshengladbah për 40 milionë euro. Ai u vendos menjëherë si lojtar i rregullt, duke shënuar golin e tij të parë për skuadrën londineze më 17 shtator 2016 në një fitore 1-4 kundër Hall Siti, dhe u paraqit në 32 raste në ligë gjatë sezonit të tij të parë në Londër (në të cilin ai fitoi FA Cup në finalen kundër Çelsit), ndërsa në sezonin e dytë ai veshi fanelën e Arsenalit 38 herë nga 38 ndeshje.

Ai u kritikua shpesh në Angli për prirjen e tij për të kryer faulle, ndonjëherë edhe shumë të rënda. Më 27 shtator 2019, pas një votimi nga lojtarët, ai u bë kapiten i klubit. Megjithatë, saktësisht një muaj më vonë, ai u zëvendësua në ndeshjen (më vonë barazoi 2-2) kundër Kristal Palas dhe pati një reagim të keq: i tunduar nga tifozët, ai hodhi fanelën në tokë dhe i ofendoi rëndë;

Ai fillimisht u përjashtua nga skuadra për ndeshjen e radhës kundër Ullverhempton, dhe më pas më 5 nëntor shiriti i kapitenit të tij u revokua, më pas u trashëgua nga Pier-Emerik Obamejang. Në verën e vitit 2021, ai nënshkroi një rinovim të kontratës me Topçinjtë, një rinovim që lidh lojtarin zviceran me klubin anglez deri më 30 qershor 2024.

granit xhaka mesfushori shqiptar arsenal

Lini një Përgjigje