
Ka përfunduar gara për stadiumin e ri që do të ndërtohet në Korçë. Mes tre projekteve të prezantuara ditën e sotme, fituesi është zgjedhur projekti “CEBRA Architetcture”.

Studio daneze sjell idenë e një stadiumi multifunksional, i rrethuar me ndërtesa dhe sheshe të vogla. Njëjtë si modeli i “Air Albania”, ky stadium do të ketë ambiente për hotele, dyqane, lokale dhe jo vetëm. Një hapsirë multifunskionale që do të shërbejë për më shumë se thjesht futboll.

Një impiant modern për qytetin e serenatave ku futbolli shqiptar arriti kulmin me ekipin e Skënderbeut, që shkëlqeu në Europë duke hyrë në grupet e Europa League.

Në garë ishin italianët e “ARCHEA Associati”, spanjollët e “BOFILL Architecture” dhe danezët e “CEBRA-s”. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë me prestigj në skenën bashkëkohore të arkitekturës, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë), të cilat sot nisën prezantimin e propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e Kompleksit të Stadiumit.

Lini një Përgjigje