TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2024, 20:47

Finalja e Champions League përballë Dortmund, Ancelotti: Lojtarët të përqendruar, në fushë për të fituar!

Shkruar nga Pamfleti

Finalja e Champions League përballë Dortmund, Ancelotti: Lojtarët

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti analizoi Dortmund, në prag të finales së Champions. Ai tha se ekipi është i përqendruar për finalen.

Djersa e ftohtë vjen pasditen e së shtunës. Është krejt normale. Por unë jam i përgatitur dhe ekipi im më jep shumë besim. Unë i shoh të përqendruar, në modalitetin e Champions League”, tha ai.

Për diferencën në krahasim me finalen e tij të parë si trajner, ai the se për të këto ndeshje janë gjithnjë të njëjta dhe se do ta shijojë çdo moment.

 “Përgatitja për këto ndeshje është gjithmonë e njëjtë, me entuziazëm. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Është finalja ime e nëntë, duke numëruar tre si lojtar, dhe është gjithmonë e njëjta: lumturi të jesh këtu dhe më pas të shqetësohesh. Do të vijë frika, por së pari dua ta shijoj dhe do ta shijoj”, tha ai.

Për favorizimin e pretenduar ndaj Real Madridit në këët finale, Ancelotti tha se nuk ka favorit pasi të dyja skuadrat e kanë merituar finalen.

“Të mos mendojmë për këtë. Le të mendojmë të luajmë një ndeshje kundër një kundërshtari që e meritonte të arrinte në finale, bëri shumë mirë, eliminoi skuadra shumë cilësore… Verdhezinjtë u treguan të mrekullueshëm, qëndrim, përkushtim…. Jemi të bindur se do të vuajmë, do të luftojmë… Si në të gjitha finalet”, u shpreh ai.

Për finalen e Ligës së Kampionëve: “Le të shkojmë dhe ta luajmë me gjithë entuziazmin e botë që kërkon një finale. Të fillojmë mirë javën, të stërvitemi mirë, të jemi të qetë, të sigurt… Është një javë për t’u gëzuar. Ne do të gëzojmë deri të premten, sepse arritja në finale është gjithmonë një sukses dhe do ta shijojmë këtë moment”.

Për mënyrën se si fitohet respekti në dhomat e zhveshjes: “Unë besoj se një aspekt themelor i jetës sonë janë marrëdhëniet ndërpersonale. Është gjëja më e rëndësishme. Ajo bazohet në respektin për personin. Ndihem mirë që e bëj dhe shpresoj që lojtarët gjithashtu përpiqen ta bëjnë këtë për mua. Marrëdhënia ndërpersonale është më e rëndësishme se ajo profesionale”.

Për Real Madridin, i konsideruar si favorit nga të gjithë: “Ne jemi shumë të qartë në këtë pikë. Përvoja vlen, por ne kemi një ekip që ka arritur në finale me meritë. Dy skuadrat më të mira kanë arritur në finale. Shumë janë tashmë me pushime dhe ata do ta shikojnë ndeshjen në TV”.

Lini një Përgjigje