TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2024, 17:19

U përzgjodh nga Sylvinho për të qenë pjesë e “EURO 2024”, Daku nuk i mban lotët; familjarët qëllojnë me armë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U përzgjodh nga Sylvinho për të qenë pjesë e

Pasditen e sotme trajneri i Kombëtares, Sylvinho publikoi listën e futbollisteve që kishte përzgjedhur për të qenë pjesë e “EURO 2024”!

Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Gjermani. Sulmuesi shqiptar e ka mësuar përzgjedhjen nga televizori, në momentin që u publikua lista.

Gëzimi për të dhe familjarët ka qenë i madh, me sulmuesin që s’i ka mbajtur lotët. Në videon e publikuar nga gazetari Arlind Sadiku dëgjohen familjarët e Dakut që kanë festuar edhe me shtëna në ajër.

Lini një Përgjigje