
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shpjegoi në konferencë përse zgjodhi të marrë Brojën dhe të lërë jashtë listës, sulmues si Cikalleshi dhe Uzuni.
Pavarësisht dyshimeve të gazetarëve, për trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho, Armando Broja është në gjendjen optimale, ndonëse ka luajtur pak me klubin e tij.
“Kriteret që ka përdorur trajneri, lojtarët duhet të jenë 100% gati, fizikisht dhe psikologjikisht. Është Muçolli, do doja ta kisha, ka pasur një dëmtim, nuk ishte gati, prandaj nuk e mora dot.
Sa i përket Brojës, është lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë, është rikuepruar, në aspektin fizik është në gjendjen optimale, ashti si Rey Manaj. Janë dy lojtarë që mund të na japë shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë, nuk është kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin", tha ai.
Lini një Përgjigje