
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shpjegoi në konferencë zgjedhjet e bëra për listën e Europianit. Në fjalën e tij, tekniku kuqezi i falënderoi të gjithë ata që ndihmuan Kombëtaren për tu kualifikuar në Euro 2024, por shtoi se kjo listë është përzgjedhur në bazë të në procesi të gjatë studimi që iu është bërë lojtarëve.
“Duhet të them që është një krenari që jam trajneri i kombëtares shqiptare që do të shkojë në Euro 2024. Sa më përket mua dhe stafit, do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekti im për të gjithë ata. Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion.
Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën”, tha ai.
Ndërsa sa i përket Berishës dhe Abrashit, tha se janë dy lojtarë të talentuar të cilët i ndjek prej kohësh dhe që mund të japin shumë në këtë evropian.
“Sa i përket Berishës dhe Abrashit, po them dy fjalë. Ne pamë edhe listën e Spanjës, e pamë se de La Fuente bëri zgjedhje të vështira. Abrashi është lojtari i mirë, është mesfushori i vetëm që ka luajtur në Europianin 2016 nga lista. Medon Berishën e ndjekim prej kohës, lojtar i talentuar. Vlerësoj edhe punën e bërë nga U21, siç kishim rastin e Mitaj. Mendoj se Berisha mund të jetë gati për kombëtaren e madhe”, tha ai.
Lini një Përgjigje