TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 22:08

Festa për triumfin e PSG-së kthehet në kaos, shpërthejnë përplasjet me policinë në Paris

Shkruar nga Pamfleti

Festa për triumfin e PSG-së kthehet në kaos,

Mijëra tifozë të Paris Saint-Germain dolën në rrugët e kryeqytetit francez për të festuar triumfin e skuadrës së tyre në finalen e Champions League, por festimet u shoqëruan shpejt me incidente dhe përplasje me forcat e rendit.

PSG siguroi trofeun pas fitores ndaj Arsenalit me penallti 4-3, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, duke u shpallur kampione e Evropës për të dytin vit radhazi.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, mijëra tifozë pushtuan rrugët e Parisit, ndërsa në zonat pranë stadiumit “Parc des Princes” nisën tensionet e para me policinë.

Autoritetet franceze janë vendosur në gatishmëri të lartë, ndërsa raportohen përplasje mes tifozëve dhe forcave të sigurisë. Në disa zona janë ndezur zjarre në rrugë dhe situata mbetet e tensionuar, me frikën se nata mund të shoqërohet me incidente të tjera.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tifozë që festojnë me fishekzjarre, flakadanë dhe tymuese, ndërsa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë duke kënduar dhe brohoritur për suksesin e skuadrës pariziene.

Policia po monitoron nga afër zhvillimet, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje tifozëve të shmangin aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike.

Festa për triumfin e PSG-së kthehet në kaos,

Festa për triumfin e PSG-së kthehet në kaos,

Festa për triumfin e PSG-së kthehet në kaos,

psg tension feste

Lini një Përgjigje