TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2024, 15:35

Erzeni kthehet te humbjet, Pogradeci siguron 3 pikët dhe zbret Lushnjen nga “top 6”-shja

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni kthehet te humbjet, Pogradeci siguron 3 pikët dhe zbret Lushnjen nga

Ka përfunduar ndeshja në Shijak mes Erzenit dhe Pogradecit. Skuadra e Ard Memës ia ka dalë të triumfojë 2-1 ndaj vendasve.

Golat e Alidemaj në minutën e 8 dhe 15 bënë diferencën në këtë përballje, duke u dhënë miqve 3 pikë të rëndësishme. Erzeni në minutën e 23 mbeti me 10 lojtarë, pasi Ergi Brahja doli me të kuq.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi edhe Akibu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28, duke lënë shijakasit me 9 lojtarë. Pavarësisht se në disavantazh, shijakasit arritën të gjenin golin. Në minutën e 43 Bespallov ndëshkoi pogradecarët dhe rihapi sfidën, duke çuar shifrat 1-2.

Pa shumë histori ishin 45 minutat e dyta të kësaj përballjeje, ku pavarësisht rasteve të krijuara ekipet nuk mundën të shënonin gola të tjerë. Në këtë mënyrë 90 minutat e këtij dueli u mbyllën me fitoren e Pogradecit. Pogradecarët kështu sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për “Play-Off”, teksa ngjiten në vendin e 6 me 22 pikë, duke zbritur nga ky pozicion skuadrën e  Lushnjes.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Erzeni vazhdon të mos arrijë te fitorja në këtë sezon, teksa merr një tjetër humbje në këtë sezon. Shijakasit mbyllin klasifikimin me vetëm 4 pikë pas 16 javësh kampionat.

erzeni pogradeci kategoria e parë

Lini një Përgjigje