
Legjionari shqiptar Ernest Muçi pas atij Eurogoli me skuadrën e Galatasarajit që po bën xhiron e botës për atë teknik parabole ndaj gardianit me eksperiencë të klubit gjigand turk, sot ka shënuar përsëri në një derbi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, teksa ekipi i tij përballet me Kasimpasha.
Para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Muçi shënoi dhe tifozët vendas shpërthyen në festë. Ndeshja është e vlefshme për javën e 11 të Superligës turke.
Muçi po gëzon një formë mjaft të mirë kohëve të fundit, ndërsa sot është preferuar titullar. Ky gol vjen pas atij me Gallatasarajin dhe tifozët që e festuan si të çmendur, tregojnë se dhe po ndryshojnë mendje për të.
Kjo pasi kujtojmë se Muçi nuk e nisi mirë sezonin, por tashmë gjërat po ndryshojnë në favor të tij.
Lini një Përgjigje