TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2024, 17:17

Empoli i shqiptarëve rikthehet te fitorja, Monza bie në Castellani!

Shkruar nga Pamfleti

Empoli i shqiptarëve rikthehet te fitorja, Monza bie në Castellani!

Empoli triumfoi pastër 3-0 ndaj Monzës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Debutim perfekt për trajnerin e vendasve, Davide Nicola, përpara tifozëve në Stadio Carlo Castellani (Empoli). Szymon Zurkowski ishte njeriu i ndeshjes, i cili me het-triku e tij frymëzoi Empolin në fitoren e tyre të dytë në shtëpi të sezonit dhe fitoren e tyre të parë në nëntë ndeshje.

Minuta të plota për Ardian Ismajlin, ndërsa 20 minuta lojë edhe për Stiven Shpendin. Empoli i shqiptarëve renditet në vendin e 19-të dhe ka grumbulluar deri më tani vetëm 16 pikë. Ndeshja e radhës për Ismajlin me shokë është ndaj Juventusit në transfertë.

Në krahun tjetër, humbja e dytë radhazi për Monzën. Gjithsesi, fakti që renditen në mesin e tabelës u jep komoditet. Në takimin e radhës, ekipi i Palladinos sfidon Sassuolon.

empoli monza

Lini një Përgjigje