TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2024, 18:49

Emmanuel Egbo rikthehet si trajner në Superligë, Bylisi zyrtarizon drejtuesin e ri të stolit

Shkruar nga Pamfleti

Emmanuel Egbo rikthehet si trajner në Superligë, Bylisi zyrtarizon

Bylis ka njoftuar se Emmanuel Egbo është trajneri i ri që do drejtojë ekipin në Superligë. Arian Bellai tanimë është larguar nga Ballshi dhe Bylis i beson një emri që më parë ka mbrojtur portën e mallakastriotëve dhe ka qenë pjesë e stafit të ekipit.

"Emanuel Egbo rikthehet ne familje! FK BYLIS zyrtarizon trajnerin e ri, per Superioren, te mirenjohurin Emanuel Egbo, qe ka qene pjese e familjes bardhekuqe si portier dhe trajner", njofton Bylis.

Egbo sezonin e fundit ishte trajneri i Prishtinës në Kosovë, teksa rikthehet në Superligën shqiptare pasi në sezonin 2019-20 u shpall kampion me Tiranën.

Pasi la futbollin, nigeriani që ka më shumë se 20 vite në Shqipëri, e nisi karrierën e trajnerit te Bylis, për të vijuar më pas te Tirana, Ohod Club në Arabi dhe më pas Prishtina.

Lini një Përgjigje