TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2025, 07:37

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Shkruar nga Pamfleti
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë.

Ai deklaroi se fitorja është e domosdoshme për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit, por nuk munguan as shakatë dhe batutat e lehta.

“Jemi në ekzaltimin e festës, nuk mbaj mend çfarë i kam thënë… Ka qenë një rezultat i mirë, sportivisht i domosdoshëm. Çunat dhanë maksimumin. Akoma s’jemi gjysma e rrugës.”

Duka tha se ka pasur një organizim fantastik dhe se ndryshimi i vendit të ndeshjes ka ndihmuar shumë. Ai theksoi që edhe ndeshjet në Tiranë dhe Elbasan kanë pasur nota pozitive, por se ka ende gjëra për t’u përmirësuar.

Në fund, ai deklaroi: “Një skuadër fituese nuk diskutohet, një trajner fitues nuk ndërrohet.”

Për sa i përket arbitrazhit, Duka vlerësoi gjyqtarin si një prej më të mirëve në Europë, që arriti të udhëhiqte ndeshjen me drejtësi dhe korrektësi, pa ndikim ekstern.

 

 

duka konfirmon sylvinhon në stolin e kombëtares

Lini një Përgjigje