
“Kjo është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme.” Me këto fjalë reagoi trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, menjëherë pas fitores historike 0-1 ndaj Serbisë në stadiumin e Leskovacit. Me tone të qarta krenarie dhe emocioni, tekniku brazilian vlerësoi punën, përkushtimin dhe karakterin e lojtarëve shqiptarë në një sfidë të vështirë dhe të tensionuar.
“E kemi mundur një kundërshtar të fortë, jemi ende në lojë. Asgjë nuk është vendosur, por kjo është një hap i rëndësishëm,” tha Sylvinho për SuperSport, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të tri pikëve. Ai nuk harroi të përmendë protagonistët: “Manaj? Është jeta jonë. Kemi shumë besim tek ai. Broja përballoi Pavloviçin, një ndër më të fortët; Uzuni ishte i jashtëzakonshëm.”
Trajneri vlerësoi kontributin kolektiv dhe shpirtin e sakrificës: “Futbolli nuk është i lehtë. Nuk fiton vetëm kush shënon. Broja, Uzuni, Bajrami dhanë gjithçka për ekipin. Jam krenar për të gjithë.” Për mesfushorin Bajrami, që humbi një rast të artë në fund, ai u shpreh: “I zhgënjyer? Është normale. Do të vijë goli në ndeshjen tjetër.”
I pyetur për të ardhmen e tij, Sylvinho u tregua i prerë: “Për të ardhmen mendoj unë. Nuk më shqetëson kjo pyetje. Kam eksperiencë, e di si funksionon kjo punë. Kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme përpara.”
Në fund, një mesazh për shqiptarët kudo që ndodhen: “Jam krenar. Kjo është një fitore e lojtarëve dhe e gjithë kombit. Ia kushtojmë vendit tonë. Dhe një dedikim special për Salihin, në SHBA; ke qenë pjesë e këtij rrugëtimi, është për ty dhe familjen tënde.”
Bravo jeni heroj te gjith na nderuat kjo fitore do mbahet mend shum per te gjithe respekte per te gjithe si per trajneri silvinjo dhe per cunat qe dhan me te miren ne fushe bravo shqipria qe nje fitore e madhe per te gjith shqiptaret Ne mbare boten Ku do qe ndodhen