TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 22:53

Triumfi në Serbi, Begaj: Ekipi kombëtar solli gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Triumfi në Serbi, Begaj: Ekipi kombëtar solli gëzim dhe krenari

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, duke e quajtur këtë moment një ngjarje që do të mbahet mend gjatë. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit ka shprehur krenarinë për djemtë kuqezi dhe emocionin që kjo fitore solli në mbarë kombin.

Shqipëri – Serbi 1 : 0. Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare! Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!” – shkruan Presidenti Begaj në reagimin e tij publik.

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë ka ngjallur entuziazëm të jashtëzakonshëm në gjithë trojet shqiptare, jo vetëm për vlerën sportive, por edhe për simbolikën e saj historike dhe emocionale. 

Lini një Përgjigje