
Shpërthen festa në rrugët e Tiranës dhe Prishtnës pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac. Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë mbushur me tifozë të shumtë të cilët kanë festuar golin e shënuar nga Rei Manaj në minutat e fundit të pjesës së parë
Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë mbushur me tifozë të shumtë të cilët kanë festuar golin e shënuar nga Rei Manaj në minutat e fundit të pjesës së parë. Goli i sulmuesit kuqezi elektrizoi tifozët që po ndiqnin përballjen futbollistike në Sheshin Italia në Tranë, dhe jo vetëm.
Me emocion ndeshja u ndoq nga shqiptarët në të gjithë vendin, të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të përjetuar emocionet e kësaj përballje sportive.
Tifozët e kombëtares, në pamundësi për të ndjekur sfidën nga afër, u mblodhën në kryeqytet, teksa krijuan një atmosferë elektrizuese.

Nuk munguan këngët, vallet, ndërsa flamujt mbizotëruan kudo. Fitorja e djemve të Silvinjos është festuar edhe në rrugët e Prishtinës. Goli i realizuar nga Manaj u festua me shkrepje të armës në rrugët e kryeqytetit kosovar.






Keshtu ja pafsha gjithnje me shti per fitore, dasma e lindje Shqipesh.