TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2025, 07:12

Strakosha më i miri në fushë, notat e lojtarëve pas ndeshjes me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria mori një fitore historike ndaj Serbisë, ku goli i Rei Manajt në fundin e pjesës së parë vendosi fatet e takimit në Leskovac.

Strakosha më i miri në fushë, notat e lojtarëve pas ndeshjes
Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me rezultatin minimal 1 me 0

Pas fitores historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, platforma e specializuar në statistika dhe analiza sportive, SofaScore, ka publikuar vlerësimet individuale për futbollistët e të dyja skuadrave.

Portieri kuqezi, Thomas Strakosha, është shpallur lojtari më i mirë i takimit, duke marrë notën 8.4, falë ndërhyrjeve vendimtare dhe pritjeve që garantuan portën e paprekur.

Në krahun tjetër, Armando Broja ka rezultuar më i dobëti për Kombëtaren shqiptare, me një vlerësim prej 6.5, ndërsa sulmuesi i Serbisë, Dusan Vlahovic, ka marrë notën më të ulët të gjithë ndeshjes 6.2 duke u renditur si lojtari më pak efektiv në fushë.

Strakosha më i miri në fushë, notat e lojtarëve pas ndeshjes

Kjo fitore e rëndësishme jo vetëm që forcon pozitat e Shqipërisë në grup, por edhe rrit moralin e skuadrës në prag të sfidave të radhës.

Dragan Stojković “Pixi” i ofroi dorëheqjen e tij drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Pixi njoftoi gjithashtu në konferencën për shtyp se nuk do të udhëtojë drejt Andorrës.

Pas humbjes ndaj Shqipërisë në Leskovac, shanset e Serbisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës janë reduktuar në minimum.

“Trajner, a e keni paraqitur tashmë dorëheqjen tuaj?” – ishte pyetja e drejtuar në konferencë.

“Më lejoni t’ju them, kam pasur një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Sigurisht, ofrova dorëheqjen time. Nuk e prisja këtë humbje  sidomos ndaj një ekipi që është rivali kryesor. Marr përgjegjësinë, jam i vetmi fajtor. Për këtë çështje, mos u shqetësoni. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen, por… kështu është në sport, në jetë dhe në futboll. Do të ketë kohë për të folur për gjëra të tjera. Dikush si person përgjegjës dhe ky jam unë  e kam treguar shumë herë. Ofrova dorëheqjen time.”

Humbja 0-1 me Shqipërinë ka lënë pasoja të dukshme për Serbinë.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e Sylvinhos “shkarkon” trajnerë pas fitoreve, më parë këtë e ka bërë edhe me Poloninë dhe Çekinë.



strakosha më i miri në fushë notat e lojëtarëve pas ndeshjes me serbinë

Lini një Përgjigje