TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2024, 19:57

Dramë në Gjermani/ "3 Luanët" zgjohen në fund nga 'gjumi letargjik', Anglia barazon Sllovakinë dhe dërgon ndeshjen në shtesë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dramë në Gjermani/ "3 Luanët" zgjohen në fund nga

Dramë në Gjermani. Kur mendohej se Sllovakia do të ishte skuadra që do të kualifikohej në çerekfinale, Anglia barazoi ndeshjen në minutën e 90+5 dhe dërgoi ndeshjen në kohën shtesë, aty ku të dyja skuadrat do të diskutojnë kualifikimin.

Ekipi i drejtuar nga Kalcona zhbllokoi sfidën në minutën e 25. Shranz nuk fali me një gafë në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur portierin anglez Pikford.

Në minutën e 23, anglezët patën shansin për të kaluar në avantazh. Kejn gjuajti me kokë, por gjeti devijimin e topit në këndore nga një mbrojtës sllovak.


Në minutën e 50, anglezët gjetën golin pas një pasimi të Tripier për Foden. Sulmuesi gjeti rrjetën por goli u anulua për pozicion jashtë loje.


Në minutën e 81, Rajs nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të fortë, topi goditi shtyllën dhe u kthye te Kejn, i cili gjuajti por nuk dërgoi topin në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me kualifikimin e Sllovakisë në çerekfinael, Belingam me roveshatë barazoi shifrat për britanikët në "frymën e fundit" dhe dërgoi ndeshjet në shtesë.

 

anglia sllovakia

Lini një Përgjigje