TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2024, 18:49

Përfundon pjesa e parë/ Festë e çmendur në “Veltins Arena”, Sllovakia trondit Anglinë, “3 luanët” me një këmbë jashtë çerekfinales (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e  parë/ Festë e çmendur në

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të 1/16. Anglia është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Sllovakia në Gelserkishen të Shalkes.

Ekipi i drejtuar nga Kalcona zhbllokoi sfidën në minutën e 25. Shranz nuk fali me një gafë në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur portierin anglez Pikford.


Në minutën e 23, anglezët patën shansin për të kaluar në avantazh. Kejn gjuajti me kokë, por gjeti devijimin e topit në këndore nga një mbrojtës sllovak.


Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi.

anglia sllovakia "euro 2024"

Lini një Përgjigje