TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2026, 20:44

Dortmundi rikthehet te fitorja, verdhezinjtë kërkojnë të ‘blindojnë’ vendin e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi rikthehet te fitorja, verdhezinjtë kërkojnë të

Borusia e Dortmundit ka reaguar pas humbjes së javës së kaluar ndaj rivalit direkt Bajern Mynih, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Këlnit me rezultatin 1-2. Edhe pse mbetet 11 pikë larg kreut të renditjes, skuadra verdhezi vijon të mbajë gjallë shpresat në garën për titull.

Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 16-të të pjesës së parë, kur Serhu Girasi realizoi golin e parë të takimit. Në fundin e pjesës së parë, vendasit mbetën me një lojtar më pak, pasi Jahmai Simpson-Pusej u ndëshkua për një ndërhyrje të rëndë nga pas ndaj Maksimilian Bejer.

Epërsia numerike u shfrytëzua nga mysafirët në pjesën e dytë. Në minutën e 60-të, Maksimilian Bejer dyfishoi shifrat për Dortmundin, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm.

Këlni reagoi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Jakub Kaminski shënoi në minutën e 88-të, duke ngushtuar diferencën, por pa arritur të shmangë humbjen.

Me këtë fitore, Borusia e Dortmundit ruan vendin e dytë në renditje me 55 pikë, ndërsa Këlni mbetet në vendin e 13-të të tabelës.

këln bundesliga borusia dortmund

Lini një Përgjigje