TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2026, 20:23

Me mendjen te Bajerni, Atalanta “zgjohet” vonë dhe shmang humbjen ndaj Udinezes

Shkruar nga Pamfleti

Me mendjen te Bajerni, Atalanta “zgjohet” vonë dhe shmang

Atalanta ka barazuar 2-2 ndaj Udinezes në sfidën e zhvilluar në Bergamo, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit italian, Seria A. Vendasit shmangën humbjen vetëm në minutat e fundit të takimit, falë dy golave të Xhanluka Skamaka.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të nga miqtë. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Nikolo Zaniolo, mbrojtësi danez Tomas Kristensen dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke kaluar Udinezen në avantazh. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të friulanëve.

Në fillimin e pjesës së dytë, Udine dyfishoi shifrat. Në minutën e 55-të, Keinan Devis përfitoi nga një aksion i gjatë i miqve dhe nga disa tentativa radhazi për të shënuar, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Reagimi i Atalantës erdhi vetëm në pjesën e fundit të takimit. Në minutën e 75-të, Xhanluka Skamaka shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Nikola Zalevski, i futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë.

Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 79-të, Skamaka realizoi sërish me kokë për të barazuar shifrat në 2-2, pasi përfitoi nga një kundërsulm që nisi pas një gabimi të portierit të Udinezes, Okoje.

Deri në fund të takimit rezultati mbeti i pandryshuar, me sfidën që u mbyll në barazim 2-2.

Me këtë rezultat, Atalanta humbet dy pikë të rëndësishme në garën për një vend në kompeticionet europiane të sezonit të ardhshëm. Bergamaskët renditen aktualisht në vendin e shtatë me 46 pikë. Ndërkohë, Udineze mban vendin e dhjetë në renditjen e Serisë A.

atalanta udineze seria a

Lini një Përgjigje