
Kristiano Ronaldo ka folur së fundmi për talentin e Barcelonës Lamin Jamal. Ylli portugez nuk ka kursyer elozhet për spanjollin edhe pse ai luan te rivalët historikë të CR7-ës, siç është Barcelona.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” thotë se Jamal ka shumë talent. Ndër të tjera, CR7 shton se nëse spanjolli nuk do të ketë probleme në të ardhmen, ai do të jetë ndër më të mirët e gjeneratës së tij.
“Unë shikoj shumë talent te Lamin Jamal. Ai duket që është mjaft special dhe i mirë. Shpresoj që ai nuk do të ketë ndonjë problem në të ardhmen. Nëse nuk do të ketë probleme, Jamal do të jetë një nga më të mirët e gjeneratës së re të futbollit”, tha Kristiano Ronaldo.
Lini një Përgjigje