
Qazim Laçi realizoi gol në Champions League me fanelën e Spartës së Pragës, në ndeshjen ndaj Salcburgut. Mesfushori i kombëtares shqiptare, me një lëvizje mjaft të zgjuar nxori blof kundërshtarët, duke e patur më pas një lojë fëmijësh për të shënuar.
Goli i lojtarit kuqezi është shpërndarë në rrjetet sociale të faqes zyrtare të UEFA Champions League, teksa ka marrë shumë pëlqime dhe komente. Paraqitja e Laçit në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete u vlerësua me notën 8.00, një nga më të mirët në fushë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje