TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 20:46

Champions League/ Leverkuseni turpëron Fejnordin, Benfika “likuidon” Crvena Zvezdën në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Leverkuseni turpëron Fejnordin, Benfika

Bajer Leverkusen dhe Benfika bëjnë detyrat në transfertë, duke mposhtur pa problem fejnordin dhe Crvena Zvezdën, sfida të vlefshme për raundin e parë të fazës së ligës në Champions League.

Kampionët e Gjermanisë shkëlqyen në Holandë duke mbyllur llogaritë që në pjesën e parë ku u shënuan të katër golat e sfidës. Dopieta e Florian Uirc, Grimaldo dhe një autogol ishin autorët për ‘Aspirinat’ që sfidën e rradhës e kanë ndaj Milanit në shtëpi.

Portugezët nga ana tjetër fituan me rezultatin 1-2 në Beograd falë golave të dy futbollistëve turq, Kerem Akturkoglu dhe Kokcu, ndërsa golin për serbët e shënoi Milson në fund.

 

bajer leverkusen benfika crvena zvezda champions league fejnord

Lini një Përgjigje