TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2025, 17:45

Disfata në Conference League, Skënder Gega largohet nga Partizani

Shkruar nga Pamfleti

Disfata në Conference League, Skënder Gega largohet nga Partizani

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se trajneri ka paraqitur dorëheqjen e tij, e pranuar menjëherë nga presidenti i klubit.

“E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Gega e mori drejtimin e të kuqve për herë të dytë në karrierë, duke drejtuar ekipin në 11 ndeshje dhe duke siguruar një mesatare prej 1.55 pikësh për ndeshje. Dorëheqja e tij vjen vetëm disa ditë pas eliminimit turpërues të Partizanit nga estonezët e Nomme Kalju në turin e parë të Conference League, një dështim që ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët dhe presion në drejtim të stafit teknik.

Partizani mbetet aktualisht pa trajner dhe pritet që ditët në vijim të nisë kërkimi për emrin e ri në stol, në një moment ku skuadra ka nevojë për ringritje të shpejtë përpara nisjes së sezonit të ri.

Lini një Përgjigje