
Në një natë emocionuese për futbollin shqiptar, Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një fitore historike në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League, duke mposhtur me rezultat minimal 1-0 gjigantin rumun, Steaua e Bukureshtit. Heroi i ndeshjes ishte Ronaldo Webster, i cili shënoi një gol me kokë në minutën e 65-të pas një harkimi perfekt nga Aleksandër Trumci, duke çuar stadiumin në ekstazë.
Portieri senegalez i Shkëndijës, Baboucarr Gaye, ishte ndër më të mirët në fushë, duke bërë disa pritje vendimtare, përfshirë një super-refleks ndaj një goditjeje të fortë nga Cisottti dhe një tjetër ndërhyrje të artë ndaj Ngezana. Fitorja erdhi si rezultat i një disipline taktike të admirueshme, përballë një ekipi me përvojë të madhe ndërkombëtare.
Ndeshja u karakterizua edhe nga tensioni i lartë; Kamer Qaka nga Shkëndija dhe Florin Tănase nga Steaua u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutat 70’ dhe 79’. Pavarësisht disa rasteve të tjera për të dyfishuar avantazhin, portieri i Steauas mbajti gjallë shpresat e rumunëve me pritje ndaj Latifit dhe Ademit. Por ishte Webster që vendosi gjithçka me golin e artë që i dha Shkëndijës një fitore të madhe dhe një shtytje morale për fazat e ardhshme të turneut.
Lini një Përgjigje