TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2023, 16:57

Dinamo harron të fitojë, Tomori me 10 lojtarë i “dorëzon” vendin e parë Skënderbeut

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo harron të fitojë, Tomori me 10 lojtarë i

Dinamo ngec sërish në kampionat, kësaj radhe duke humbur 0-1 në “Sleman Stërmasi” përballë Tomorit, në sfidën e vlefshme për javën e 17 të Kategorisë së Parë.

Gjërat u bënë të vështira për beratasit, të cilët u ndëshkuan me kartonin e kuq në minutën e 16, por sërish e menaxhuan mirë lojën.

Rastet nga “Blutë” nuk munguan, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Gjithsesi ishte Dushkaj, i cili në minutën e 92, pas një kundërsulmi vrastar gjeti rrjetën.

Pas një tensioni në fushë, edhe vendasit mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Markut.

Kështu Dinamo shkon në tre ndeshje radhazi pa fituar, duke i lëshuar kreun e renditjes Skënderbeut, ndërsa Tomori pas kësaj fitoreje ngjitet në zonën “play-off”.

dinamo kategoria e parë tomori

Lini një Përgjigje