
“Thesari” i radhës i Borusias së Dortmundit duket se do të jetë Karim Adejemi. 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga verdhezinjtë dhe destinacioni i ri duket se do të jetë Parisi.
Mediat gjermane bëjnë me dije se Luis Enrike ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Adejemit, klauzola e të cilit është 75 milionë euro dhe francezët duket se janë gati ta paguajnë.
Adejemi që njihet ndryshe edhe si “dhëndri” për shkak të lidhjes së konsoliduar tashmë me këngëtaren shqiptare, Loredana Zefi.
Dhe një nga arsyet që po e shtyjnë Adejemin për t’u larguar nga Dortmundi dhe Gjermania duket se është edhe partnerja e tij, Loredana, e cila thuhet se është e “dashuruar” me një qytet si Parisi dhe e sheh atë si vendin ideal që ofron një stil jetese më në përputhje me pritjet e tyre.
Lini një Përgjigje