TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2025, 15:21

Lacio nuk e llogarit në ekip, bardhekaltërit befasojnë me postimin për Elseid Hysajn

Shkruar nga Pamfleti

Lacio nuk e llogarit në ekip, bardhekaltërit befasojnë me

Elseid Hysaj siç dihet prej disa javësh tashmë është i përjashtuar nga skuadra e Lacios, me stafin që ende nuk po e llogarit. Por mjaft i befasishëm është postimi i bërë vetëm pak minuta më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lacio ka publikuar një video ku shihet goli i Hysajt i shënuar në një ndeshje kundër Kremonezes. Postim ky që gjithashtu është shpërndarë edhe nga shqiptari.

Lacio nuk e llogarit në ekip, bardhekaltërit befasojnë me

Kjo pasi siç dihet dueli i ardhshëm i skuadrës së Lacios do të jetë ndaj Kremonezes në Serinë A. Një postim ky që “paralajmëron” kundrshtarët për vështirësinë që i pret, teksa edhe për këtë sfidë Hysaj do të vazhdojë të jetë jashtë, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin në javët në vazhdim.

Kujtojmë se ndeshja me Kremonezen do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Stadio Olimpico” dhe është e vlefshme për javën e 16 të Serisë A.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S.S. Lazio (@official_sslazio)

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares lacio

Lini një Përgjigje