TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2025, 21:17

PSG fiton Kupën Interkontinentale falë “ruletës ruse“, kampionët e Europës mundin mes drithërimash Flamengon

Shkruar nga Pamfleti

PSG fiton Kupën Interkontinentale falë “ruletës

PSG-ja ka fituar Kupën Interkontinentale, pasi mundi nga pika e bardhë e penalltisë Flamengon, koha e rregullut përfundoi me shifrat 1-1.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për PSG-në. Ishte gjeorgjiani Kvaratskhelia që gjeti golin në minutën e 37, pas një aksioni të shpejtë të francezëve dhe topit të futur në zonë nga Dezajër Due, por që nuk u zotërua në mënyrën e duhur nga portieri i Flamengos, Agustin Rosi, fajtor në golin e pësuar.

Barazimi i brazilianëve erdhi në minutën e 62 nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga Markinjos. Goditi Zhorzhinjo dhe topi përfundoi në rrjetë.

Në minutën e fundit shtesë, Markinjos pati një shans të artë për të gjetur golin e fitores dhe për të “shlyer” gabimin e penalltisë, por mbrojtësi braziliani nuk arriti dot të tregohej i saktë.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Rezultati nuk ndryshoi as në kohën shtesë prej 30 minutash. Dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku parizienët u treguan më të saktë.

Flamengo gaboi 4 nga 5 penalltitë, ndërsa francezët gabuan vetëm dy.

psg flamengo kupa interkontinentale

Lini një Përgjigje