TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2025, 19:59

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër“, presidenti i Beshiktashit për Muçin: Nëse kontrata përmbushet, transferimi realizohet

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër“, presidenti i

Nuk do të ketë transferim përfundimtar të Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori, për më pak se 8.5 milionë euro. Presidenti i Beshiktashit, Serdal Adali, ka qartësuar se do të ndiqet vetëm rruga e kontratës.

Kushtet e Muçit janë të shkruara në kontratë. Nëse kontrata përmbushet, transferimi realizohet. Jashtë kontratës së tij nuk ka asnjë alternativë tjetër”, u shpreh presidenti i Beshiktashit së fundmi.

Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro për blerjen e kartonit, pasi shpenzoi 1 milion euro për huazimin e mesfushorit shqiptar. Gjatë kësaj kohe është folur për tratativa të reja ku Trabzonspori do kërkojë të paguajë më pak.

Muçi ka shpërthyer në katër javët e fundit te Trabzonspori. Prej tij janë shënuar gjashtë gola në total.

ernest muçi serdal adali presidenti i beshiktashit

Lini një Përgjigje