TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2025, 17:55

Flamurtari i tregon derën kapitenit, çfarë ndodhi mes Idriz Bathës dhe mesfushorit tjetër të ekipit

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari i tregon derën kapitenit, çfarë ndodhi mes Idriz

Idriz Batha nuk është më pjesë e Flamurtarit. Klubi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin, për shkak të një ngjarje të paprecedentë të ndodhur në stërvitje.

Njoftimi i Flamurtarit:

Deklaratë zyrtare: Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha.

Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha!”

Përpara është ndeshja me Teutën. Kuqezinjtë e Vlorës po kalojnë moment të vështirë, pasi mbajnë vendin e parafundit. Batha ndërkohë duhet të gjejë klub të ri.

Flamurtari njoftoi se ka ndërprerë menjëherë bashkëpunimin me Idriz Bathën. Klubi raportoi se ky vendim u mor pas një ngjarje të paprecedentë, që ndodhi gjatë stërvitjes së sotme.

“Panorama Sport” mëson se Batha pati një debat me Kristian Nunjez, ndërsa edhe u konfliktua më pas fizikisht. Klubi vendosi të largojë mesfushorin shqiptar, që prej gjashtë ndeshjesh qendron në stol.

Asnjë minutë për të deri tani, ndërsa është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë. Vetë Flamurtari i Françesko Morieros po kalon një moment delikat.

Pas 16 javësh, Flamurtari mban vendin e parafundit në renditje. Sfida e radhës është përballë Teutës.

idriz batha kristian nunjez flamurtari

Lini një Përgjigje