TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2025, 17:32

Hodhi lekët “lumë“ në dasmën e motrës, përgjigjja epike e Rei Manajt pasi Uzuni i kërkoi 1 milion euro (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hodhi lekët “lumë“ në dasmën e motrës,

Myrto Uzuni prej javësh tashmë është në qendër të mediave sportive në vendin tonë dhe jo vetëm. Lekët e hedhura “lumë” në dasmën e motrës po bëjnë ende shumë “zhurmë”. Edhe pse kanë kaluar tashmë disa javë, sërish flitet për to.

Së fundmi Myrto Uzuni është i ftuar në “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku padiksutim ka folur edhe për paratë e hedhura në dasmën e motrës. Në një postim në rrjetet sociale të vetë Arbanës, sulmuesi është shprehur se edhe po të mos hidhte sërish do ta shanin, teksa nënvizon se janë lekët e tij të fituara me djersë dhe nuk i jep llogari askujt.

"Të mos hidhja lekë te dasma e motrës do thonin pse nuk hodhe se merr miliona në Amerikë. Pastaj, unë të miat hodha që i kam fituar me djersë. Kritikat janë kështu, të pashmangshme.

Jam rritur në varfëri. Para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer. Prindërit thonin merru me ndonjë punë që të sjellë para në shtëpi", është shprehur Uzuni.

Ndërkohë gjatë bisedës ai i ka bërë një “prank” Rei Manajt, për të parë edhe reagimin e lushnjarit. Uzuni e ka telefonuar shokun e skuadrës te Kombëtarja dhe i ka kërkuar 1 milionë euro, me idenë se i duhen, pasi ka mbetur keq pas dasmës së motrës.

Përgjigjja e sulmuesit lushnjar padiksutim shkaktoi shumë të qeshura, i cili dëgjohet t’i thotë që t’ia shpjegojë situatën se si është, pasi s’mund t’i kërkojnë direkt 1 milionë euro. 

Uzuni: Ore më duhen 1 mln euro o vlla se më kushtoi shumë dasma e motrës.

Manaj: Po dale një sekond, më shpjego gjërat njëherë se ti merr në telefon më thua direkt 1 mln euro", është biseda mes futbollistëve të Kombëtares.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje