
Ka përfunduar ndeshja e prapambetur mes Ilirisë së Fushë-Krujës dhe Skënderbeut. Këta të fundit kanë mundur të shënojnë 2 gola dhe kanë siguruar një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kampionat, me korçarët që rikthehen te fitorja në Kategorinë e Parë dhe "thellojnë" diferencat me rivalët.
Vendimtarë me golat e tyre ishin Abiadoun dhe Çuçka. I pari shënoi në 45 minutat e para, i cili kaloi kështu në avantazh korçarët, të cilët udhëhoqën 0-1 ndaj Ilirisë në “Elbasan Arena” pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë dyfishoi shifrat Çuçko në minutën e 57, duke "vulosur" trimfin e të besuarve të Ernest Gjokës.
Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 14 të Kategorisë së Parë, e cila u shty 2 javë më parë për shkak të dhunës së ndodhur në Fushë-Krujë në stadiumin “Redi Maloku”, ku vendasit sulmuan kundërshtarët.
Lini një Përgjigje