TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2025, 18:21

Kombëtarja që luan në “play off”-in e Botërorit merr lajmin e papritur, FIFA mund ta përjashtojë pasi ka përdorur 9 lojtarë të pavlefshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja që luan në “play off”-in e Botërorit

Republika Demokratike e Kongos mund të humbasë shanset për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pasi është akuzuar për përdorimin e 9 lojtarëve të pavlefshëm, përfshirë tre yje të Premier Ligës.

Ekipi afrikan siguroi vendin e tij në “play-off”-in ndërkontinental të marsit, pas një fitoreje nga goditjet e penalltive kundër Nigerisë muajin e kaluar. Ata do të përballen me fituesin e ndeshjes së parë mes Kaledonisë së Re dhe Xhamajkës, për të bashkuar Portugalinë, Uzbeksitanin dhe Kolumbinë në Grupin K.

Por tani, Nigeria ka dorëzuar një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime për statusin e disa lojtarëve, përfshirë yjet e Premier Ligës, Aron Van-Bisaka, Aksel Tuanzebe dhe Artur Masuaku.

FIFA ka pranuar akuza dhe ka hapur një hetim formal lidhur me këtë çështje. Ky hetim mund të çojë në përjashtimin e Republikës Demokratike të Kongos nga “play-off”-et dhe zëvendësimin e tij me Nigerinë, që mund të rikthehet në garë për Kupën e Botës.

Nëse kjo ndodh, një mundësi tjetër është që Nigeria të përballet me Kamerunin – që u mund nga Kongo në gjysmëfinalet e “play-off”-it afrikan – për të fituar vendin në mars.

Sipas akuzave, 9 lojtarët, shumica e të cilëve të lindur në Europë, ishin regjistruar nga Federata e Futbollit të Kongos, ndonëse nuk ishin qytetarë të shtetit të Kongos. Kushtetuta kongoleze nuk njeh dyshtetësinë, dhe thuhet se këta lojtarë nuk kishin hequr dorë nga pasaportat e tyre të para, duke e bërë regjistrimin e tyre të pavlefshëm për FIFA-n.

Kreu i Federatës së Futbollit të Nigerisë, Mohamed Sanusi, konfirmoi se ka paraqitur protestën, duke thënë: “Rregullat e Kongos thonë se nuk mund të kesh dyshtetësi. Shumë prej tyre kanë pasaporta europiane, disa pasaporta franceze, disa holandeze, ndërsa Van-Bisaka ka një pasaportë të Britanisë.”

Sanusi shtoi: “Rregullat janë shumë të qarta. Nuk mund të themi asgjë tani, por kemi dorëzuar protestën tonë në FIFA. Disa prej këtyre lojtarëve e kanë marrë pasaportën brenda vetëm tre muajsh.”

Van-Bisaka, 28-vjeç, i lindur në Kroidon, është një lojtar i njohur i Mançester Junajtid, pas një kalimi te Kristal Palas. Tuanzebe, gjithashtu 28 vjeç, është i lindur në Republikën Demokratike të Kongo, por u transferua në Angli kur ishte 5 vjeç dhe ka luajtur për kombëtaren e Anglisë. Masuaku, ish-lojtar i Uest Hemit dhe tani në Sandërlend, është i lindur në Francë.

Përveç këtyre lojtarëve, portieri kryesor Lionel Mpasi dhe Timoti Fajulu, të cilët morën pjesë në fitoren e penalltive ndaj Nigerisë, gjithashtu janë të lindur në Europë, në Francë dhe Zvicër përkatësisht.

Federata e Futbollit të Kongos reagoi në rrjetet sociale, duke e akuzuar Nigerinë për të qenë “të zhgënjyer” dhe duke publikuar një foto të Van-Bissaka me pasaportën e tij kongoleze. Ata deklaruan: “Nëse nuk mund të fitoni në fushë, mos provoni të fitoni nga pas. Kupa e Botës duhet të luhet me dinjitet dhe besim, jo me truke ligjore. Le ta sjellim!”

republika demokratike e kongos fifa

Lini një Përgjigje