TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2025, 16:13

Vizitë speciale nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar shfaqet i qeshur mes fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Vizitë speciale nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar shfaqet i qeshur mes

Armando Broja ishte pjesë e një dite ndryshe ku si lojtar i Bërnlit, pati një vizitë speciale. Sulmuesi i Kombëtares u prit nga një komunitet i specializuar mësimor, që në fokus ka ofrimin e arsimit për nxënësit e moshës 3 deri në 19 vjeç dhe që janë me një gamë të gjerë nevojash të veçanta dhe aftësi të kufizuara.

Dje patëm privilegjin të mirëprisnim një vizitë nga lojtarë të Bërnlit. Kjo u organizua nga ‘Burnley in the Community’ për shkak të lidhjes sonë me klubin. Lojtarët që na vizituan ishin Armando Broja dhe Bashir Humfris”, shkruhej në njoftimin e komunitetit.

Broja është preferuar titullar në dy ndeshjet e fundit të Premier Ligës. Sfida e radhës është në transfertën e Bërnmuthit, pikërisht të shtunën prej orës 16:00.

Vizitë speciale nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar shfaqet i qeshur mes

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje